Delawie i shqetësuar për mos funksionimin e Gjykatës Kushtetuese: S’ka vend politika këtu!

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie ka shprehur shqetësimet e tij në lidhje me mosfunksionimit të Gjykatës Kushtetuese.

Përmes një reagimi në Twitter, ambasadori pohoi se politika nuk ka vend në Kushtetutë, ndërsa shtoi se nuk duhet të ketë vonesa në emërimin e tre gjyqtarëve të kualifikuar të Gjykatës Kushtetuese.

“Politika nuk ka vend në kushtetutë. Jo më shumë vonesa: Asambleja duhet të emërojë tre gjyqtarë të kualifikuar të Gjykatës Kushtetuese tani. Gjykata më e lartë thelbësore e Kosovës mund të funksionojë dhe të mbrojë #Sundimineligjit”, ka shkruar Delawie.