Thërret policinë për vajzën 8 vjeçare që shet ujë, videoja bëhet virale

Një video që tregon një grua të bardhë në San Francisko duke raportuar një vajzë 8-vjeçare në polici për shitjen e ujit pa leje është bërë virale, ndërsa njerëzit e akuzojnë gruan, të quajtur ‘Permit Patty’, për paragjykimet racore.

Pamja e postuar nga nëna e vajzës të shtunën fillon me gruan e bardhë, e cila është duke folur në telefon, teksa njofton policinë rreth vajzës për shitjen e ujit të pijshëm.

Sapo ajo i afrohet gruas për të filmuar fytyrën e saj, ajo fshihet pas një muri në një përpjekje të kotë për të kërkuar një mbulesë.

“Kjo grua nuk dëshiron të lejojë që një vajzë e vogël të shesë ujë. Ajo njofton policinë për një vajzë të vogël 8-vjeçare … mund të fshehësh gjithçka që dëshiron”, tha nëna e vajzës në video.

Ndërsa të dyja përballen, gruaja vazhdon bisedën në telefon. Më pas vazhdon rrahja me nënën, e cila argumenton se vajza nuk po shkelte asnjë ligj, pasi ajo shiste ujë në pronën e familjes.

Nëna, e identifikuar nga mediat lokale si Erin Austin, tha se gruaja nuk besonte se vajza jetonte në ndërtesën e apartamentit afër AT & T Park, ku ekipi i bejsbollit Giants po zhvillonte një lojë.

Videoja është pëlqyer gjerësisht dhe ndarë në Twitter dhe Instagram, ku shumica e komentuesve janë në mbrojtje të vajzës dhe shumë e akuzojnë gruan e bardhë për paragjykime racore dhe një shembull i privilegjit të të bardhëve.