Argjentina dhe Leo Messi turpërohen. Vetëm Zoti mund t’i shpëtojë!

Kroacia ka dhuruar spektakël ndaj Argjentinës duke siguruar kualifikimin për në raundin tjetër. Në “Nizhny Novograd Arena”, skuadra e drejtuar nga Dalic dhuron një futboll të bukur, duke i dhënë një leksion të vërtet Leo Messi me shokë, që e shohin vetëm të mundur në shifrat 3-0 dhe shumë pranë eliminimit që në fazën e grupeve.

Messi dhe Argjentina janë shumë pranë eliminimit. Duhet që nesër në ora 17.00 Nigeria të mund Islandën në mënyrë që Argjentina të ketë shans për kualifikim për në raundin tjetër. Nëse fiton Islanda me Nigerinë ajo shkon në 4 pikë e ku ndeshjen e fundit e ka me Kroacinë, tashmë e kualifikuar, dhe mundet ti lerë një barazim ose fitore Islandës për të eleminuar Argjentinën. Mrekullia mbetet që Kroacia të rrahë Islandën në këtë, gjë që ka pak shanse të ndodhë, pasi eliminohet Argjentina.

Shansi i vetëm i kualifikimit për në turin tjetër për Leo Messi mbetet nesër ku Nigeria të mund të Islandën, pasi ndeshjen e fundit Argjentina e ka pikërisht me Nigerinë.

Matematikë e vështirë për tu zgjidhur për Argjentinën. Pothuajse Argjentina e ka prerë biletën e kthimit në shtëpi, vetëm Zoti dhe Maradona nëse luten për to!

Ja renditja momentalisht pas dy ndeshjeve të Argjentinës:

Form
1. Croatia 2 2 0 0 5:0 6
2. Iceland 1 0 1 0 1:1 1
3. Argentina 2 0 1 1 1:4 1
4. Nigeria 1 0 0 1 0:2 0

Zhgënjimi quhet Leo Messi

Ndaj Kroacisë pritet që Messi të shpërthente pasi ngeci në murin e Islandës, por Leo zhgënjeu edhe më rëndë ndaj kroatëve, të cilët e shpartalluan Argjentinën 3-0.

Një tjetër paraqitje zhgënjyese e yllit të Barcelonës, që me kombëtaren e tij seleksionon dështime njëri pas tjetrit, duke mos lënë gjurmë edhe në këtë Botëror, të paktën deri tani.

Ndaj kroatëve, Messi e preku topin vetëm 47 herë, realizoi 23 pasime dhe 5 driblime, ndërsa e goditi portën vetëm një herë, shumë më keq se ndaj Islandës.

Pas këtij takimi pa shënuar, Messit i bëhen plotë 675 minuta pa arritur të gjejë rrugën e rrjetës në Botëror.

Krahasuar me paraqitjet e tij me Barcelonën, me Argjentinën Messi është një tjetër lojtar, i cili tashmë shpresat i var te kundërshtarët për të vazhduar më tej.

Messin bëri të vërë duart në kokë edhe Maradona…

Kronika e ndeshjes:

Skuadra ballkanase e nisi mjaft mirë ndeshjen, teksa që në minutën e 4-t, Perisic futet mjaft mirë në zonë, godet me të majtën, por portieri Caballiero largon topin me majën e gishtave. Argjentina reagon mjaft shpejt me Lionel Messi, i cili humbet dy mundësi shumë të mira. Në minutën e 30-të, Lovren gabon rëndë në zonë duke mos u kuptuar me portierin Subasic, duke i dhënë mundësinë Agueros që të përfitojë për t’i dhënë Enzo Perezit mundësinë për të goditur me portën e boshatisur, por tentativa e tij përfundon ngjitur me shtyllën.

Kroacia nuk ndjen aspak presion, pasi pas dy minutash Vrsaljko jep një asist fantastik për Mandzukic, por sulmuesi që luan te Juventusi godet jashtë kuadratit me kokë. Në fundin e pjesës së parë Rebiç ka një mundësi të artë përballë portierit, por sulmuesi kroat gabon në kontrollin e topit, dhe më pas edhe në goditjen, e cila përfundon shumë jashtë kuadratit.

Fillimi i pjesës së dytë flet për Krocinë që gjeti golin e avantazhit në minutën e 53-të pas një gafe të rëndë të portierit Caballiero. Portieri argjentinas i dhuroi topin sulmuesit të kroatëve, Rebic, i cili nuk ka falur, duke bërë një veprim spektakolar për ta dërguar topin në rrjetë. Trajneri Sampaoli reagon menjëherë duke hedhur në fushë fillimisht Higuain dhe më pas edhe Dybalën për t’i dhënë një tjetër ritëm fazës sulmuese, ndërkohë që në krahun tjetër ekipi i Dalic është pranë golit me Mandzukic. 10 minuta nga fundi i kohës së rregullt, kapiteni dhe lideri i skuadrës ballkanase, Luka Modric bëri një veprim fantastik në hyrje të zonës, duke e dërguar topin në cepin e portës, duke dyfishuar shifrat. Argjentinasit humbasin toruan, teksa në minutat e fundi shkaktojnë shumë faulla. Rakitic 4 minuta nga fundi i kohës së rregullt trondit shtyllën e amerikano-jugorëve me një goditje dënimi të ekzekutuar në mënyrë mjeshtërore. Në minutën e parë shtesë Rakitic shënoi dhe golin e tretë pas një krosi të Kovacic.

Pra Kroacia mund Argjentinën 3 me 0