Qytetarët i ankohen, Rama u përgjigjet: Sot Shqipëria është më mirë se ç’ka qenë

Kryeministri, Edi Rama edhe sot u ka kushtuar pak minuta ndjekësve të tij në Facebook, për t’u përgjigjur problematikave që ata kanë ngritur.

Por as këtë herë Rama nuk i ka kaluar pa batuta përgjigjet e tij për qytetarët.

Komentet e plota

Qytetari: Fantazì bre Krejt ShqipnijA…Vec Se Njërzia Nuk ka Lek nepër Xhepa …dhe Po jetojnë ma keq se Para 4-vjetve?

Rama: A thue? Pse kishte më shumë lekë para 4-vjetëve Agim apo ti llogarit vjedhjet e energjisë dhe mospagesat e detyrimeve ligjore ketu? Jo mik, sot Shqipëria është më mirë se çfarë ishte, do ti s’do ti, dhe patjetër nesër duhet të jetë shumë më mirë se çfarë ështe, dua unë s’dua unë

ramaaaaa