Manjani: Njerëzit kundër qeverisë, deputetët kanë çelsat e kashtës

Tek mbledhja e PS-së, mësohet se kryeministri Edi Rama ka qenë kritik me deputetët socialistë, të cilët iu ka kërkuar që të mos punojësojnë njerëz me SMS, por të shkojnë pranë qytetarëve dhe halleve të tyre.

Pas kësaj, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani shkruan se qytetarët nuk kanë nevojë për llafet e deputetëve po për punë, shëndet e mirëqënie.

Për Manjanin, njerëzit protestojnë pasi qeveria nuk garanton nevojat bazike, kurse për deputetët thotë se kanë çelsat e kashtës.

Statusi i Manjanit

”Lërini punësimet me SMS! Rrini me qytetarët”,u thotë KryeRilindasi deputetëve! Qytetarët nuk kanë nevojë për llafet e deputetëve po për punë, shëndet e mirqënie! Këto duhet ti garantojë qeveria! Ndaj njerëzit protestojnë kundër saj. Deputetët kanë çelsat e kashtës!