Gjesti që bëri Ronaldo te festimi i golit, për shumë kënd simbolizon dhinë, ose “goat”, që përdoret për të përshkruar më të mirin e të gjitha kohërave.
Cristiano Ronaldo ka shkëlqyer kundër Spanjës me het-trik, ku Portugalia mori një pikë duke barazuar 3-3.
33 vjeçarit iu deshën vetëm tre minuta për të zhbllokuar rezultatin me anë të një penalltie që e fitoi po vetë. Por, ajo që bëri xhiron e botës në atë moment ishte festimi i tij.
Ronaldo shfaqi festimin klasik “Siii” pranë flamurit të këndit, por më pas bëri gjestine gërvishtjes së mjekrës.