Habit deklarata e këngëtarit të famshëm: Dua që djemtë e mi të bëhen gay!

Këngëtari i njohur, Ricky Martin ka shokuar me deklaratën që ka dhënë për djemtë e tij binjakë. Prej vitesh ka deklaruar se është homoseksual dhe ka partner një mashkull, gjë të cilën e dëshiron edhe për fëmijët.

Në një intervistë për “Popcorn with Peter Travers”, ai tha: “Fëmijët e mi janë shumë të vegjël, por do të doja të bëheshin gay. Është diçka shumë speciale. Ndjeshmëria, mënyra si i shoh gjërat tani, që nuk më duhet më të fshihem në asnjë mënyrë apo formë. Sheh ngjyra dhe pastaj ylberin, tani e kuptoj pse simboli është ylberi. Është gjithçka reale. Më bën të ndihëm i fortë.”

Kujtojmë se në nëntor të 2016, ai u martua me Jean Joseph dhe janë bërë prindër me dy djem binjakë që kanë lindur në vitin 2008.