Avokati i njohur jep alarmin: Në burgjet shqiptare ka të dënuar me HIV/AIDS

Avokati i njohur Saimir Vishaj përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” shprehet se se në burgjet shqiptare ka të dënuar që vuajnë nga sëmundje seksualisht të transmetueshme, si HIV/AIDS.

Ai madje thotë se një rast i tillë është në burgun e Fierit, ndërsa ekziston mundësia e një përhapje tek të burgosurit e tjerë.

POSTIMI I PLOTË
SOS
Ne Burgjet Shqiptare ka te denuar te cilet jane me semundje infektive si HIV /AIDS !!!
Rezikshmeria e tyre qendron tek transmetimi i infeksioneve te te denuar e tjere ku je rastin konkret kur semundja eshte stad te avancuar rrezikon vdekjen e te denuari..
I tille eshte rasti I nje te denuari ne IEVP Fier..
vishaj