”Naftën firmës ruso-serbe”, Paloka akuza të forta Ramës

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, bën një akuzë të fortë ndaj kryeministrit Edi Rama, se ai po i jep naftën shqiptare firmës ruso-serbe të Vladimir Putin.

Deputeti i PD-së përmes një postimi në facebook, thekson se Rama po ju jep dhe detin me gjithë zonën naftëmbajtëse Greqisë, pasi ka eliminuar krejtësisht Gjykatën Kushtetuese.

Lidhur me këtë, ai ju bën thirrje shqiptarë të hapin sytë nga nuk është vonë, duke shtuar se Shqipëria është damkosur si ishulli i krimit në Europë.

Statusi i Palokës

I jep naften shqiptare, firmes ruso-serbe te Putinit, pasi ka akuzuar PD si te lidhur me ruset dhe ju ka vene trarin me pagese kosovareve. I jep detin me gjithe zonen naftembajtese Greqise , pasi ka eliminuar krejtesisht Gjykaten Kushtetuese (keshtu askush nuk e pengon zbatimin e marreveshjes qe ka bere). Veteofrohet per te kthyer vendin ne nje kamp te madh refugjatesh nga Siria dhe Afrika nderkohe qe ka cuar refugjate 400 mije shqiptare. Shqiperia eshte damkosur si ishulli i krimit ne Evrope, ky akuzon opoziten se pengon integrimin pasi ka mbrojtur Tahirin e vazhdon te mbaj Xhafajn minister te brendshem. E nderkohe shqiptaret vazhdojne te vriten e vetevriten. Cfare Hamzai ? Cfare Esat Pashe? Ky eshte Edvin Rama. Hapni syte sa nuk eshte vone, nga Prishtina ne Tirane.