Kjo është 40-vjeçarja që u vra nga burri mbrëmë në Durrës

Mbrëmë në Durrës ndodhi një krim i rëndë në familje ku një burrë vrau bashkëshorten e tij.

Nga burimet mësohet se ditën e sotme fëmijët e të ndjerës Adriana Shaholli, rreth orës 15.00, do të kryejnë ceremonin mortore, për ta përcjellë në banesën e fundit, në varrezat e Durrësit.

Mësohet se varrimi do të bëhët në lagjen 15, rruga: Sulejman Shtaza, Durrës, shkruan Fax web.

Kujtojmë që viktima ka gjashtë fëmijë, një djal dhe 5 vajza, të cilët në momentin e ngjarjes, nuk kanë qenë prezent.

“U zumë siç zihemi gjithnjë. Unë e shtyva dhe ajo më shtyu dhe në një moment ajo humbi ekuilibrin dhe ra në tokë, ku ju ça koka. Nuk e di si ndodhi. Ende nuk e besoj që ajo ka vdekur”, -ka deklaruar në gjendje shoku bashkëshorti 42-vjeçar.