Elbasan, Balla çertifikon 140 profesionistë të rinj

Qendra e Formimit Profesional në Elbasan ka certifikuar 140 të rinj në disa sektorë si kulinari, rropaqepësi, gjuhë të huaja, mekanikë, hidraulikë dhe elektriçist.

Deputeti i Partisë Socialiste në qarkun e Elbasanit, Taulant Balla, u shpreh se arsimi profesional është një prej motorëve të zhvillimit për shumë vende në Europë.

Gjithashtu Balla dha një lajm të mirë edhe për një marrëveshje mes shkollës profesionale në Elbasan dhe Konfindustrisë së Milanos.

Balla: Dje kisha mundësinë të prisja në zyrën time në Tiranë përfaqësues të Konfindustrisë së Milanos të cilët janë shumë të interesuar që të zhvillojnë një bashkëpunim me shkollën tonë profesinale të Elbasanit për sa i përket industrisë tekstile dhe asj të modës po të kemi parasysh se çfarë përfaqëson Konfindustria e Milanos përsa i përket sistemit të modës në Itali.

Pak ditë më parë gjatë panairit të punës, kryeministri Edi Rama tha se në këtë qark rezultojnë mbi 1500 vende të reja pune duke ftuar qytetarët të aplikojnë.