VIDEO/ Zjarr i madh në një komunë turistike të Greqisë, 25 zjarrfikës në ‘luftë’ me flakët

Një zjarr i madh ka rënë sot në Pylos, komunë turistike në rajonin e Peloponezit në Greqi. Brigada të fuqishme zjarrfikëse me 25 zjarrfikës, 10 automjete, katër aeroplanë dhe një helikopter ndodhen aktualisht në luftë për shuarjen e një zjarri të madh që është ende në proces, shkruan gazeta Protothema.

Zjarri duket të ketë nisur nga varrezat e Pylos dhe nga vendi ku ndodhet Spitali i vjetër, në brendësi të të cilit është edhe Qendra e Shëndetit Pylos si dhe kështjella. Për momentin nuk ka njoftime për viktima apo të plagosur.
fotia04
Në deklaratat e tij, kryetari i bashkisë Pylos, Nestor Dimitris Kafantaris tha që zjarri është vënë për të djegur pemët dhe barin e thatë në brendësi të kështjellës që më vonë u përhap në zonën e pyllëzuar pranë Qendrës Shëndetësore, ndërsa ishte optimist se është çështje kohe për të marrë situatën nën kontroll.