Qendër rehabilitimi për terroristët e ISIS, Shehu: Cënohet siguria kombëtare

Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu pas lajmit që qarkullon në media se në vendin tonë do të ngrihet një qendër rehabilitimi për ish-anëtarët e ISIS.

Përmes një reagimi në rrjetin social “Facebook”, demokrati thekson se ky veprim vjen për të ‘zbutur’ skandalet e qeverisë. Mes të tjerash Shehu e cilësoi të rrezikshëm vendimin, pasi sipas tij cënon sigurinë kombëtare.

“Por të mbledhësh në vendin tonë të gjithë këta terroriste të Ballkanit, është një veprim tejet i rrezikshëm, që cënon jo vetëm Sigurinë tonë Kombëtare, por dhe ekuilibrat thelbësore të brendshëm për në”, shkruan Shehu.

REAGIMI I SHEHUT

Ish terroristët e ISIS-it nga Ballkani në Shqipëri!

Kryeministri e Qeveria për të “zbutur” skandalet e tyre galopante përpara Europës, janë gati të vënë në ankand gjithçka ka vlerë në vendin tonë.

Duket se Qeveria jonë është shumë afër mbylljes së një marrëveshjeje tejet të rrezikshme për Sigurinë tonë Kombëtare.

Kryeministri i Bullgarisë, Borisov, që ka Presidencën e radhës së BE, në Tiranë deklaroi se në vendin tonë do të ngrihet një strukturë koordinimi e rehabilitimi për ish terroristët e ISIS, me prejardhje nga i gjithë Ballkani.

Prita për shumë ditë, por asnjë përgenjeshtrim, apo sqarim nga Qeveria jonë.

Po kështu, asnjë komunikim me Komisionin e Jashtëm të Kuvendit.

Burime të besueshme ma konfirmojnë këtë iniciativë.

Pa dyshim institucionet tona duhet të involvohen që krahas dënimit të sigurohet dhe rehabilitimi i nënshtetasve shqiptare, ish pjesëmarrës të ISIS.

Por të mbledhësh në vendin tonë të gjithë këta terroriste të Ballkanit, është një veprim tejet i rrezikshëm, që cenon jo vetëm Sigurinë tonë Kombëtare, por dhe ekuilibrat thelbësore të brendshëm për ne.

Ta bësh këtë në fshehtësi të plotë është një krim i dënueshem penalisht.

Ftoj Kryeministrin ose Ministrin e Jashtëm të japë shpjegimet përkatëse.