Finalja e “Dancing With The Stars”, i ftuar special Mr.Bean

Sonte është finalja e madhe e ‘Dancing With The Stars’, në Vizion Plus dhe sigurisht nuk mund të mungonin surprizat dhe të ftuarit special.

Pak ditë më parë u lajmërua se një nga të ftuarit special të mbrëmjes do të ishte Tolgahan Sayisman, bashkëshorti i Almeda Abazit, i cili do të kërcejë për herë të parë së bashku me moderatoren përpara publikut shqiptar.

Por surpriza më e madhe e mbrëmjes do të jetë aktori i njohur komedian, i njohur për publikun si Mr.Bean.

Në faqen zyrtare të ‘Dancing With The Stars’ është publikuar një fotografi në të cilën thuhet se aktori i njohur do të jetë i ftuar special, por megjithatë nuk është zbuluar ende se çfarë do t’i dhurojë ai publikut shqiptar, kështu që nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim mbrëmjen për të ndjekur surprizat që janë janë rezervuar.