Mbi 200 persona të zhdukur pas shpërthimit të vullkanit në Guatemalë

Të paktën 192 persona janë zhdukur dhe 77 të tjerë kanë vdekur si pasojë e shpërthimit të Vullkanit Fuego në Guatemalë, kanë njoftuar zyrtarët.

Fshatrat në zona më të larta të malit janë djegur nga hiri vullkanik dhe llava. Ekipeve të shpëtimit u është ndalur procesi i punës, pasi të martën vullkani ka shpërthyer sërish duke nxjerr gaz të nxehtë.

Më shumë se 1.7 milion persona janë prekur nga shpërthimi i vullkanit që ka nisur ditën e diel, dhe më shumë se 3,000 persona janë evakuuar.

Shpërthimi i së martës ka qenë i befasishëm pasi ekspertët për vullkane, kanë thënë se Fuego është në përfundim e sipër të aktivitetit të tij, shkruan rel.

Udhëheqësi i Institutit Kombëtar për Sizmiologji, Edyy Sanchez, ka parashikuar se “nuk do të ketë shpërthim në ditët në vijim”.