Dalin imazhe nga klipi i Botërorit, Era Istrefi duket magjepsëse (VIDEO)

Më datë 8 qershor do të publikohet klipi i këngës përcjellëse të Kampionatit Botëror 2018.
“Live it up” titullohet kjo këngë, e cila interpretohet nga artistja shqiptare Era Istrefi, së bashku me Will Smith dhe Nicky Jam.

Kënga është ritmike dhe është pëlqyer shumë nga fansat e futbollit, teksa atraktiv dhe i veçantë, duket se do të jetë edhe klipi.

Ka qenë Era, ajo e cila ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një video, ku shfaq një pjesë nga klipi i ri.

Në klipin e “Live it up” nuk do të mungojnë xhirot me makina, gjersa do të ketë edhe një paraqitje mjaft atraktive të artistes shqiptare.

“2 ditë deri në publikimin e Live it up”, shkruan Istrefi në mbishkrimin e fotografisë.

Kujtojmë që këngëtarja shqiptare arriti të shënojë këtë sukses ndërkombëtar e vlerësuar lartë edhe nga emrat e njohur si Will Smith, Ricky Martin etj.