Çfarë i lidh bashkë Dafina Zeqirin dhe Eleni Foureiran?

Të dyja janë këngëtare, të suksesshme, po arrijnë famë ndërkombëtare. Dafina Zeqiri synon tregun muzikor amerikan, ndërsa Eleni me pjesëmarrjen në Eurovision ka arritur të fitojë vëmendjen e të gjithë mediave të huaja duke fituar famë edhe jashtë Ballkanit. Ishte pikërisht kënga “Fuego” që i dha kaq shumë vëmendje shqiptares super seksi.

Mirëpo askush nuk e priste që Elenin me Dafinën t’i lidhë diçka. Dafina ka postuar së fundmi një foto në Instastory ku shkruan “Fuego”. Kaq është dashur të aludohet se hiti i radhës i këngëtares shqiptare do ketë të njëjtin titull si kënga e Elenit. Megjithatë mbetet të shohim nëse kjo do jetë e vërtet apo ka një arsye tjetër pas statusit të Dafinës.