Botërori 2018! Kush është skuadra e parë që arrin në Rusi?

Duhet edhe gati një javë nga starti i kampionatit Botëror “Rusi 2018” dhe tashmë e gjithë vëmendja do të spostohet në këtë kompeticion.

Skuadrat kanë filluar të mendojnë për përgatitjet në kuadër të këtij turneu madhështor.

Ekipi i parë që ka mbërritur në Rusi, është Irani, skuadër e cila merr pjesë në një kompeticion të tillë për herë të pestë në histori.

Kombëtarja iraniane ka mbërritur në Moskë gjatë mbrëmjes së shkuar dhe menjëherë do të nisin përgatitjet për ndeshjen e parë ndaj Marokut, që do të luhet në datën 15 qershor.