Presidenti Meta vizitë në Dibër: Të forcojmë ndjenjat kombëtare

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ndodhet në fshatin Sllovë të Dibrës, aty ku është pritur nga autoritetet vendore, deputetë e dhjetra banorë të zonës. Kreu i Shtetit mori pjesë në ceremoninë e rikonstruksionit të shkollës “Ajet Ndreu ” në fshatin Sllovë, ku të pranishëm ishin edhe ministrat Pandeli Majko e Lindita Nikolla.

Familjarët e Ajet Ndreut, i shpehën falenderimet Presidentit Meta për pjesëmarrjen në këtë ceremoni. ”Prania e Presidentit nê Dibër, tregues për vlerësimin e respektin e tij për Dibrën dhe të gjithë dibranët”.

Ndërsa vetë Presidenti Meta, e cilësoi kënaqësi të veçantë të qenurit pjesë e këtij aktiviteti. Më tej Meta e vlerësoi familjen Ndreu për shembullin e shkëlqyer që jep duke ndihmuar vendlindjen e tij me rikonstruksionin e shkollës së Sllovës. Nga aty, Kreu i Shtetit dha edhe mesazhin për të forcuar ndjenjat kombëtare.

”Dibra një nga zonat më të mrekullueshme e më me tradita e Shqipërisë. Të forcojmë rrënjet tona kombëtare, të forcojmë ndenjat e dashurisë për atdheun dhe vendlindjen tonë. Mesazhi im nga Dibra, të forcojmë ndjenjat kombëtare. Krenarë për identitetin tonë kombëtar. Të bëjmë më shumë për arsimimin dhe edukimin e fëmijëve tanë. Ti edukojmë me dashurinë për familjen dhe për atdheun”,-tha Presidenti Meta.