“Magjia” e Ronaldinjos, gati të martohet me dy femra njëkohësisht

Dikur ka qenë një yll që i ka mahnitur të gjithë me veprimet e tij magjike në fushën e lojës, ndërkohë që tashmë Ronaldinjo kërkon që të lërë gjurmë edhe jashtë fushave. Legjenda e futbollit Brazilian së shpejti do të martohet me dy gra, kushtu të paktën raportojnë mediat në Brazil.

38-vjeçari jeton,  dy të dashurat e tij Priscilla Coelho dhe Beatriz Souza në rezidencën që i kushton 5 milion paund në Rio de Janeiro dhe pritet që të kurorëzojë lidhjen e tij në martesë me dy vajzat në muajin gusht. Ronaldinjo është lidhur me Beatriz në vitin 2016-të ndërkohë që ka qenë edhe në një lidhje me Priscilla-n.

Dy të dashurat e tij marrin një shumë prej rreth 1.500 paundësh si pagesë për t’i shpenzuar sipas dëshirës. Gjithashtu thuhet se ai i blen dhurata të dyjave njëkohësisht dhe zgjedh të njëjtin parfum për to. Legjenda e futbollit  brazilian i ka kërkuar dorën të dashurave në janar të vitit të kaluar dhe i ka dhënë atyre edhe unazat shkruajnë mediat e huaja.