Ella Faria dhe Mia Soraya, ç’kuptim kanë emrat e vajzave të Eminës?

Emina Çunmulaj u bë nënë për herë të dytë, dhe dje ndau me ndjekësit lajmin e ardhjes në jetë të vajzës së vogël, Mia Soraya Nazarian.

Emina ka zgjedhur 2 emra për vajzat e saj, Ella Faria dhe Mia Soraya. E veçanta e emrave të mesëm të vogëlusheve lidhet me rrënjët familjare. Emina ka zbuluar kohë më parë se Faria është emri i nënës së saj.

Ndërsa tani me pak investigim, kuptuam që Soraya është nëna e bashkëshortit të supermodeles, biznesmenit Sam Nazarian.

Bashkëshorti i Eminës është më origjinë iraniano-amerikane, ndërsa supermodelja ka lindur në një familje me origjinë nga trojet shqiptare të Malit të Zi. Ajo është përpjekur ta mbajë gjithnjë vajzën e parë, Ella-n, në kontakt me origjinën e saj, por edhe me atë të bashkëshortit. /Anabel.al/