Aluizni publikon listën e 242 parcelave të legalizuara dhe kompensimin e pronarëve të prekur

Drejtoria e Përgjithshme e ALUIZNI-t ka publikuar sot listën emërore në rang republike të kalimit të pronësisë së parcelës ndërtimore, qytetarëve që kanë ndërtuar në tokë shtet apo në tokë të të tretëve si dhe emrat e qytetarëve të cilët do të shpronësohen në vlerë montare nga shteti për tokën që ju është zënë nga ndërtimet informale.

Në VKM-në e publikuar ditën e hënë, dt. 21.05.2018 thuhet “Miratimin e kalimit të së drejtës së pronësisë në favor të subjekteve përfitues, për 242 (dyqind e dyzet e dy) parcela ndërtimore të objekteve të legalizuara dhe kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme që preken prej tyre, sipas shtojcës bashkëlidhur këtij vendimi”.

Këtu gjeni emrat e përfituesve: