Wanda Nara “kërcënon” Interin: Icardi kërkohet nga 3 klubet kryesore të Europës

Mauro Icardi realizoi 1 nga 3 golat në ndeshjen ‘finale’ kundër Lazio-s që i dha mundësinë zikaltërve të kualifikohen në “Champions” pas 6 vitesh. Kjo bëri që te zikaltërit të shpërthejë festa, festë e cila duket se ka ndihmuar sulmuesin argjentinas të përtypë mungesën në Botëror pas listës që Sampaoli shpalli.

Gjithsesi edhe zikaltërit duhet t’i bëjnë mirë llogaritë pasi është bashkëshortja e futbollistit ajo që vë në alarm tifozët dhe klubin. Wanda Nara ka bërë një ‘kërcënim’ për të ardhmen e tij.

“Situata për Icardin është rinovim ose do të largohet. Dhe janë shumë klube të mëdha që po bëjnë presion për ta patur”. Kështu është shprehur Wanda Nara pas interesit të madh për të ardhmen e sulmuesit. “Janë 3 nga klubet më të mëdha të Evropës që janë gati të paguajnë klauzolën, që nuk është edhe aq e lartë – u shpreh ajo në një interistë për radion argjentinase Radio Metro – Prioriteti është Interi, por shumë klube janë duke bërë presion”.

Më tej Wanda Nara ka konfimuar se është paracaktuar një takim me drejtorin sportiv të Interit, takim që do të vendosë shumë për të ardhmen e sulmuesit.