Uanda kërcënon Interin: 3 ekipe gati të paguajnë klauzolën e Ikardit!

Kualifikimi i Interit në Champions League duket se ka qenë aq i madh sa Mauro Ikardi e ka kaluar me shumë qetësi mospërfshirjen në skuadrën e Argjentinës për finalet e Kupës së Botës. Por bashkëshortja dhe agjentja e tij Uanda Nara ka paralajmëruar zikaltërit.

“Situata për Ikardin është rinovim ose do të largohet. Dhe janë shumë klube të mëdha që po bëjnë presion për ta patur. Janë 3 nga klubet më të mëdha të Evropës që janë gati të paguajnë klauzolën, që nuk është edhe aq e lartë. Prioriteti është Interi, por shumë klube janë duke bërë presion”, u shpreh ajo në një intervistë për radion argjentinase Radio Metro.

Uanda Nara ka konfirmuar se është paracaktuar një takim me drejtorin sportiv të Interit, takim që do të vendosë shumë për të ardhmen e sulmuesit.