Restaurimi i kalldrëmeve të Gjirokastrës, kompanitë afat deri me 18 qershor për ofertat

Qeveria shqiptare ka marrë një financim nga Banka Botërore kundrejt kostos së projektit “Integrimi urban dhe zhvillimi i turizmit” dhe ka për qëllim të përdorë pjesë të këtij financimi për kontratën “Restaurimi i ansamblit arkitektonik “Pazari Gjirokastër”, Monument i Kategorisë së Dytë”.

Në këtë kuadër, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka nisur procedurat dhe fton ofertues të kualifikuar, për të paraqitur ofertat e tyre për punimet civile: “Rehabilitimi i infrastrukturës dhe restaurimi i kalldrëmeve, në pazarin e Gjirokastrës”, që parashikohen të kryhen për një periudhë kohore prej 12 muajsh.

Referuar thirrjes së publikuar në Fletoren Zyrtare, afati i dorëzimit të ofertave është data 18 qershor 2018, ora 10:00. Ato duhet të dorëzohen te zyrat e FSHZH-së pasi ofertat elektronike nuk do të lejohen. Të gjitha ofertat duhet të shoqërohen nga një sigurim oferte me vlerë 2,400,000 lekë (dy milionë e katërqind mijë)