Si rrallëherë, Alketa Vejsiu tregon si u dashurua me bashkëshortin

Alketa Vejsiu është njëra ndër moderatoret që ka jetëgjatësinë më të madhe në ekran.

E kemi ndjekur me vite e vite të tëra në programet e saj që ka sjellë në bashkëpunim me Vera Grabockën, e megjithatë sa i përket jetës së saj private, është kujdesur mjaft mirë që ta ruajë larg vëmendjes së mediave.

Mirëpo së fundmi Alketa ka filluar që ta prezantojë edhe familjen e saj me publikun dhe të flasë në rrjete sociale për nënën, fëmijët e bashkëshortin.

As në intervista nuk e shihnim shpesh, por Alketa ishte e ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit” tek mikesha e saj, aktorja Rudina Dembacajt, ku ka treguar një anë të saj, përtej kamerës.

Moderatorja është ndalur të flasë për takimin e parë me bashkëshortin, çfarë e ka bërë të dashurohet me të, por edhe për dy fëmijët, Nicole dhe Lionel.

“Unë jam dashuruar me sytë e bashkëshortit. Aty filloi gjithçka dhe më vjen mirë që ia ka trashëguar fëmijëve. Them që kam marrë një nga çunat më të mirë të Vlorë. Mendoj që marrëdhënia jonë është e shëndetshme sepse ka respekt, dashuri, pasion. Mendoj që është shumë e rëndësishme që të ketë respekt. Këto funksionojnë tek ne të treja dhe më vjen mirë që ne i japim fëmijëve një shembull të mirë. Ai është shumë mbështetës. Bëjmë një skuadër të mirë”, ka thënë Alketa.