U kap me drogë, por aktori turk ka marrë një dënim edhe më të madh veç burgut

gizem-karaca-cagatay-ulusoy-ve-cenk-eren-hapse-10857634_1517_m

Vetëm disa ditë më parë, aktori i njohur turk, Çağatay Ulusoy, u kap së bashku me aktoren shqiptare Gizem Kacara me lëndë narkotike.

Lajmi tronditi të gjithë fansat e tij, por edhe shtëpitë e produksionit në Turqi që e kishin piketuar si një prej aktorëve më premtues.
315014
Siç u mësua nga mediat turke, dy aktorët do të dënohen me katër vjet e dy muaj burg, nën akuzat e trafikimit të lëndëve narkotike. Mirëpo, së fundmi, po përflitet se ky dënim mund të ulet në 1 vit e dy muaj, por asgjë e tillë nuk është konfirmuar.

Të gjitha këto telashe i kanë hapur shumë probleme aktorit të njohur dhe siç duket po i shkatërrojnë karrierën e tij në kinematografi. Sipas Hyrriet, arrestimi i tij ka bërë që të ndërpriten xhirimet e serialit që Çağatay ka qenë duke punuar këto muaj shkruan Class.

Mësohet se kanë qenë regjisorët ata që kanë ndërprerë bashkëpunimin me aktorin, pas akuzave të trafikimit të lëndëve narkotike. Ky serial pritej që të transmetohej në Netflix dhe ‘Sarp’ do të ishte në rolin protagonist, por se çfarë do të ndodhë, ende asgjë nuk dihet. Por e sigurt është që Sarp i dha nj dënim më të madh se burgu të ardhmes së tij.