Rama i LSI: Videopërgjimi është aksion i PD, jo i LSI

RAMA PER AKUZAT E PD - Deputeti i LSI, Luan Rama, gjate nje konference shtypi, ku ka reaguar lidhur me akuzat e Partise Demokratike per blerje votash./r/n/r/nRAMA IN CONFERENCE - Lawmaker, Luan Rama, during a press conference, which has to react to the accusations of the Democratic Party for buying vote.

Luan Rama te emisioni i Ylli Rakipi ka pranuar se video-përgjimi është një aksion i PD-së dhe se LSI nuk është e bindur, nëse video-përgjimi është i vërtetë apo një sajesë e PD-së.

“Përgjimi është aksion i PD-së. Po, është një aksion i Partisë Demokratike. Çështja është se ky aksion i PD, është një sajesë, apo jo?

Si ngjarje kjo nuk është e re për median dhe publikun, unë kam qenë ministër i Mbrojtjes në atë kohë kur ka dal ky problem dhe është e vërtetë që Xhafaj në atë kohë ka kërkuar dorëheqjen te Majko.

Por sot nuk kemi një ngjarje që lindi dje, ka një background ngjarja, elementët konkretë pastaj janë dokumentet e vendimit në Itali.

Këtu bëhet fjalë për emra konkretë që janë të vërtetë dhe vijmë te intervista apo përgjimi që ka dalë.

Duhet të ndërhyjë Prokuroria, e cila edhe në një shtet anormal si ky i yni, duhet të ishte investuar që në momentin e parë që doli vendimi i gjykatës për Agron Xhafajn.

D.m.th Prokuroria sekuestron përgjimin, intervistën me gazetarin etj”, tha Luan Rama në emisionin ” Të Paekspozuarit”.