Bizneset e reja në inovacion, Qato: Ligj i ri, lehtësi fiskale në vitin e parë

Qeveria po përgatit një ligj të ri, i cili synon krijimin e lehtësive fiskale për sipërmarrësit e rinj të fushën e teknologjisë dhe inovacionit”. Lajmi është bërë me dije nga ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato gjatë një aktiviteti mbi mbështetjen e të rinjve që kanë ide biznesi në fushën e IT-së.

Sipas Qatos, një mbështetje dytë që do të ofrohet në këtë drejtim është edhe krijimi i mjediseve të posaçme për këta të rinj.

Ministrja i cilësoi si modeste fondet e deritanishme të qeverisë për mbështetjen e këtij sektori, duke shtuar se ato do të rriten në të ardhmen.