PD bllokon punën tek Komisioni i Ekonomisë

Partia Demokratike ka ndjekur të njëjtin skenar me atë në Komisionin e Medias edhe tek Komisioni i Ekonomisë dhe Financave të drejtuar nga socialisti Erjon Braçe.

Tema kryesore e diskutimeve edhe këtu ishte çështja e vëllait të Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Ata kërkuan dorëheqjen e Ministrit.

Spaho: Si mund ti verifikohet pasuria kur vëllai është Ministër i Brendshëm, si mund të veprojë policia dhe prokuroria kur vëllai ka një funksion? Këtë po kërkojmë ne dhe po bëjmë thirrje që Ministri i Brendshëm  të japë dorëheqjen dhe ti hapë rrugë drejtësisë.

Nuk po kërkojmë ne të dënohet Ministri i Brendshëm, me atë merret drejtësia dhe gjykata.Kërkojmë të ndërpresim mbrojtjen politike që i jepet vëllait të Ministrit të Brendshëm.Nëse Ministri ka frikë se pas kësaj historie do të hapen histori të tjera, nuk është faji i opozitës.Nuk hapen negociatat për anëtarësim me Ministër të Brendshëm të përfshirë në trafik, automatikisht dje duhet të kishte dhënë dorëheqjen.