FOTO/ Dasma e çiftit shndërrohet në varrim pak orë para se të martoheshin

Dasma e një çifti u shndërrua në funeral vetëm pak orë para se të zhvillohej ceremonia martesore.

Luana Alves, 36 vjeçe dhe i fejuari i saj Rodrigo Nogueira, 31 vjeç, do të martoheshin ditën e djeshme në orën 11 të një kishe në Passos, në juglindje të Brazilit.

Por një natë para dasmës ata u nisën nga shtëpia për të finalizuar përgatitjet në restorantin ku do mbahej festa pas ceremonisë në kishë.

Tragjedia ndodhi gjatë rrugës, kur makina e tyre u godit nga një tjetër automjet në autostradë 184 të Brazilit.

Nusja, Luana vdiq në vend, ndërsa dhëndri, Rodrigo,  ndërroi jetë pak orë më pas në spital duke mos u mbijetuar plagëve të marra.

Të shokuar, familjarët dhe miqtë e të rinjve që kishin ardhur në qytet gati për dasmën, duhet të organizonin me shpejtësi funeralin e çiftit.

Varrimi do ndodhë pasditen e sotme në të njëjtën kishë ku të dy do lidhnin jetën e tyre me martesë.

Po ashtu shoferi i makinës tjetër, Jorge Rocha, 50 vjeç, ndërroi jetë në spitalin Aleira Velano.

ImageImageImage