Agron Duka: Fermerët të mos hedhin në rrugë produktet e tyre, por mazhorancën

Partia Agrare Ambientaliste ka zhvilluar sot një takim me strukturat e kësaj force politike në Lushnje. Kreu Agron Duka tha se ka nisur organizimi për zgjedhjet lokale të 2019-s dhe kërkoi angazhim maksimal për rritjen e Partisë Agrare Ambientaliste. Duka komentoi protestën e fermerëve të kësaj zone të zhvilluar javën e shkuar, duke iu kërkuar të mos hedhin produktet e tyre në rrugë, por mazhorancën.
Pjesë nga fjalimi i Dukës:
Disa ditë më parë fermerët e kësaj zone organizuan një protest simbolike gjatë së cilës hodhën prodhimin e tyre në rrugë për arsye të ndryshme si mungesa e tregut, përfitimi i ulët nga subvencionet si dhe infrastruktura e shkatërruar.
Ky mjerim nuk mund të tolerohet në vitin 2018, prandaj unë ju them mos hidhni produktet tuaja në rrugë, le të bashkohemi dhe të hedhim këtë mazhoranzë në rrugë.