FOTOLAJM/ Tensione në Kuvend

Kryeparlamentari Gramoz Ruçi ka mbyllur para kohe seancën e sotme parlamentare.

Kjo, për shkak se Lulzim Basha dhe deputetët e PD-së, kanë bllokuar foltoren e Kuvendit.

Basha ka kërkuar të flasë më shumë se koha e lejuar, për Fatmir Xhafajn.

Pas mbylljes së seancës nga Ruçi, Lulzim Basha ka qendruar në Kuvend bashkë me deputetët e PD dhe ka folur nga Facebooku i tij.

Pas Bashës, fjalën e ka marrë Berisha, që gjithashtu e transmetonte “seancën” në Facebook-un e tij.