Qëllohet me armë zjarri në derë të shtëpisë gazetarja investigative nga Podgorica

Një gazetare malazeze, e njohur për hetimin e korrupsionit në biznes dhe qeveri është qëlluar me armë zjarri para shtëpisë së saj në Podgoricë.

Olivera Lakic fatmirësisht është plagosur në këmbën e saj të djathtë, por jeta e saj nuk është në rrezik, konfirmon shefi i policisë Vesko Damjanoviç.

Dëshmitarët pranë vendit të ngjarjes i thanë policisë se një burrë u afrua pranë shtëpisë së gazetares së “Vijesti”, dhe e qëlloi në këmbë, ndërsa dy të tjerë e prisnin pak më tutje.

Gazetarja 49 vjeçe është sulmuar edhe një herë tjetër, gjashtë vjet më parë, kur është goditur disa herë në kokë.

Deri tani autorët nuk janë identifikuar ende dhe mendohet se gazetarja u plagos për shkak të detyrës së ssaij dhe investigimi që po kryen për korrupsionin.

/Burimi: Politiko.al/