Nga Algjeria vjen faulli më i rëndë që mund të keni parë ndonjëherë (VIDEO)

Nëse është faulli më i rëndë në histori, këtë gjë nuk mund ta themi me siguri, por ndërhyja e Zidane Mebarakou, mbrojtësi i klasit 1989 të MC Alger, ka bërë një veprim të çmendur.

Një ndërhyrje vrastare, e cila është e vështirë për t’u parë në fushat e blerta. Topi ishte mes mbrojtësit dhe sulmuesit të ekipit, kundërshtarë, por Mebarakou, ka ndërhyrë menjëherë m taka në fytyrën e kundërshtarit.

Arbitri i ka treguar menjëherë kartonin e kuq, futbollistit i cili mund të mbahet mend për ndërhyrjen më të rëndë të vitit, dhe pse jo edhe në histori. /Koha Jonë/