Video-LIVE/ Berisha: Negociatat me BE-në nuk hapen në qershor

Ish-kryeministri Sali Berisha është jetë i pranishëm në ekranin e Ora News, në emisionin 360 gradë.

Në intervistën me gazetarin Artur Zheji, Berisha deklaroi se negociatat nuk do të hapen në qershor.

Ai thotë se Shqipëria rrezikon t’i përsëritet skenari i vitit 2016 për negociatat.

“Shqipëria është sot delja e zezë, vendi i damkosur për rekordet më të zeza të instaluara nga Edi Rama. Shqipëria edhe pas 4 vitesh rrezikon të përsërisë rekomandimin e 2016-s. Dmth nuk hapen negociatat, por merr dhe këto detyra. Kjo përbën një problem shumë madhor për Shqipërinë. Shqipëria sot është më e përçarë se kurrë. Edi Rama ka futur në vend një përçarje veri-jug, as zoografi nuk mund ta ketë bërë. Sepse ka përjashtuar tërësisht veriun nga investimet”- u shpreh Berisha.

Ai thotë se Gjykata Kushtetuese është “ekzekutuar” duke fajësuar për këtë kryeministrin Edi Rama.

“Edi Rama është sot kryetar i Prokurorisë, kryetar i Gjykatës. Asgjësoi Gjykatën Kushtetuese. Ajo është ekzekutuar. Nuk kam asgjë të kontrollit ligjor të pasurive. Ka një mijë mënyra për ta programuar që Gjykata Kushtetuese të mos asgjësohet. Sa bukur u thotë ai qytetarëve apo gjykatëse tmerrojuni pse kanë një apartament. Po ai me vilën e tij 58 metra të gjata me materialet më të kushtueshme të importit. Me truallin e deklaruar 2 dollarë metri katror. Ajo si kosto e ka të jashtëzakonshme, si bunker ajo shpreh psikologjinë e tij. Është rikthyer në origjinë Edi Rama”- tha  Berisha.

Berisha iu përgjigj interesimit lidhur me ekstradimin e Izet Haxhisë, ish-bodiguardit të tij, i dënuar nga gjykata shqiptare me 25 vite burg për vrasjen e Azenm Hajdarit.

“Një kriminel më shumë në krah të Edi Ramës. Ai është një kriminel i dënuar në Shqipëri me 25 vite burg, i dënuar në Greqi përjetë sipas mediave dhe vjen në krah të Edi Ramës. A i lexove lajmet? Ministria i ka premtuar hapjen e çështjeve. Nuk i hap kurrë ministria. I hap drejtësia çështjet. Nxorën fytyrën e tyre. Vjen një kriminel më shumë në krahët e Edi Ramës, siç është Lul Berisha, Emiljano Shullazi. Rama është një frikacak që ka frikë nga hija e tij. Për 20 vite që i ka ikur drejtësisë shqiptare ai merr dënim suplementar.”- tha Berisha.

Ish-kryeministri, tha se në ndërtimin e Rrugës së Arbrit është i përfshirë vëllai i Kryeministrit, Olsi Rama.

Sali Berisha: Rruga e Arbrit nuk e di kush që aty fle edhe Gaz Demi brenda dhe ku fle Gazi fle dhe Olsi.

Zheji: Edhe Rruga e Kombit ka qenë e përfolur…

Sali Berisha: Jo,  Rruga e Kombit u ndërtua nga kompania që ka ndërtuar La Manshin dhe e ka renditur në një nga ndërtimet më kryesore të saj për vështirësitë që kishte rruga. Ky pasi nuk e voli dot kompaninë kineze dhe e përzuri u kthye tani tek çeku 1 miliard për të mos bërë asgjë por për të vjedhë. 5 vite i la tre qarqe me investime 40% më pak se qarku i Fierit.  Pasi nuk pranohej më në veri, Shkodra e refuzoi, Lezha ja përplasi turinjve, për ty është i tha shëndetësia falas por ne paguajmë sa frëngu pulën, për ty fshati nuk ekziston. Nuk e përmend se nuk e lënë atletet e kuqe. Kalimashidhe Kuëksi ja dhanë leksionin historik, sot Laçi. Nuk ka pasur kurrë një kryeministër që të ketë urryer gjysmën e Shqipërisë si Edi Rama.

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në “360 Gradë” në Ora New deklaron se ish-kreu i SHIK-ut Fatos Klosi eshte kriminel dhe vrases.

“Fatos Klosi përbën një nga kriminelët një nga vrasësit. Kam denoncuar me fakte makinën plot drogë në oborrin e Fatos Klosit kur ishte shef i shërbimit sekret”- tha Berisha.

Zheji: Sot kishte dhënë intervistë ish-shefi i SHIK, Fatos Klosi, dhe thotë se Izeti ka të vërtetën e tij dhe ndoshta vjen dhe për të ndriçuar atë që ndodhi në ’98.

Berisha: Fatos Klosi në historinë e këtij vendi përbën një nga kriminelët, një nga vrasësit, pasi ëhstë implikuar në vrasje ai është e njohur.Nëse ke dyshim të sugjeroj të lexosh një shkrim të Kris Hids, ku bën portretin e plotë të Fatos Klosit.Ndërsa unë kam denoncuar me fakte dhe dokumenta, makinën plot drogë në oborrin e zyrës së Fatos Klosit kur ishte shef i Shërbimit. Ishte kokainë.U njoftua Antidroga e Ministrisë së Brendshme se po vinte në Rinas, doli ç’të shihte. Drogën e mori oficeri i SHIK në makinën e SHIK. Iu vunë mbrapa dhe droga bashkë me makinën shkoi në zyrën e Fatos Klosit.

Zheji: Ka pasur bashkëpunim shumë të mirë me Shërbimet aleate për çështjen e Kosovës.

Berisha: Shërbimet Inteligjente kanë bërë vlerësimin e tij në analizën e Kris Hids për Fartos Klosin që nuk e gjen kurrë për njeri tjetër dhe në gazeta të njohura në botë. Aty thuhet: Njeri i trafiqeve, njeri i lidhur me bandat, njeri i të gjithë të zezave. Për Sali Berishën ka qenë i ndjekur, agjent i shërbimeve të huaja me dokumenta. Emërimi i tij është bërë në thyerje flagrante me Kushtetutën.

Zheji: Mund t’u hedhë në gjyq.

Berisha: Ja kam thënë 100 herë këto gjëra. Dëshmia e Sali Berishës ka qenë thelbësore në ato çështje ku kishte një prokurorë ndërkombërtar, ai gjyq është bërë nga prokurorë ndërkombëtarë të sjellë nga OSBE, po flas për gjyqin e Azem Hajdarit. I vëllai i mikut të Edi Ramës ka pranuar, ka bërë 15 vite burg dhe ka dalë nga burgu. Ka dhe një libër ku i pranon të gjithë. Përpjekja e Edi Ramës me lujt me krimin dëshmon mjerimin e tij më ekstrem.Kjo është.

Zheji: Pse vetëm ju dhe asnjë nga opozita keni guxim kaq të madh?

Berisha: Ka pasur denoncime, krerët e opozitës i kanë përmendur. Por derisa ata kanë mbështje pushteti unë qëndroj fuqishëm kundër tyre dhe pushtetit.Nëse nuk do të kishin mbështetje pushteti do të merrej drejtësia me ta dhe nuk do të ishte punë e politikanëve.

Zheji: Po ju keni një mbrojtje të fortë.

Berisha: Absolutisht asnjë mbrojtje dhe të jesh i bindur se nuk më impresionon gjë mbi tokë. Nuk i them kurrë kujt diçka që nuk e ka kryer por po ta ketë kryer nuk impresionohem nga njeri, asnjëherë.

Berisha: Sapo iku Visho Ajazi, Rama solli në SHISH elementë të Sigurimit të Shtetit