Sondazhi/Rusët thonë se sanksionet e SHBA dhe BE nuk ndikojnë në jetët e tyre

Një e katërta e banorëve rusë besojnë se sanksionet perëndimore do të mbeten në vend për një vit apo dy, ndërsa 43 përqind nuk mendojnë se do të hiqen në vitet e ardhshme, tregoi  një sondazh i Fondacionit të Opinionit Publik (FOM)

Vetëm pesë përqind e të anketuarve thanë se sanksionet do të hiqen këtë vit, tregoi sondazhi.

Pak më shumë se gjysma e të anketuarve thanë se sanksionet nuk kishin ndikim në jetën e një qytetari të zakonshëm. Në vitin 2014, 34 për qind e rusëve kishin këtë mendim, ndërsa në vitin 2016, 40 për qind mendonin në këtë mënyrë.

Sanksionet kishin një ndikim të rëndësishëm në jetën e 23 përqind të të anketuarve, sipas sondazhit, i cili është më i ulët se në vitet e mëparshme. Në të njëjtën kohë, 19 për qind thanë se sanksionet ndikuan në jetën e tyre, por jo në ndonjë mënyrë domethënëse.

Mbi 70 për qind e të anketuarve vunë re se sanksionet kishin ndikim në ekonominë e Rusisë, me 44 për qind duke thënë se ishte një ndikim serioz dhe 29 për qind e konsideronin atë jo shumë të rëndësishëm.

Gati 40 për qind deklaruan se sanksionet kishin një ndikim negativ në ekonominë ruse, ndërsa 30 për qind besonin se kjo ishte kryesisht pozitive.

Pothuajse gjysma e të anketuarve thanë se sanksionet e fundit të imponuara nga Uashingtoni dhe reagimi që Moska po përgatit është një përshkallëzim serioz i konfliktit. Në të njëjtën kohë, 44 për qind vunë në dukje se tensionet e fundit nuk shtuan ndonjë gjë rrënjësisht të re në gjendjen aktuale të marrëdhënies.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj kanë aplikuar disa sanksione mbi Rusinë që nga viti 2014, së pari në lidhje me ndryshimin e konfliktit të Ukrainës dhe ribashkimin e Krimesë me Rusinë dhe kohët e fundit lidhur me ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale te vitit 2016.