Pas sulmit në Mançester, Ariana Grande sjell albumin e ri

Ariana Grande do të sjellë albumin e saj të ri. Gjatë intervistës së saj të parë që nga sulmi i vitit të kaluar në Mançester tha se do sjellë albumin por nuk iu drejtua bombardimeve drejtpërdrejt. Ylli i pop-it u shpreh se, “Sweetener” do të vijë këtë verë. “Për të sjellë dritë rreth një situate, ose në jetën e dikujt, ose dikush tjetër që sjellë dritë në jetën tuaj,”-tha këngëtarja. Por nuk tregoi më shumë mbi inspirimet që qëndrojnë pas albumit. 22 persona vdiqën gjatë bombardimeve pas koncertit të saj në Manchester Arena. Ajo u kthye në qyetet më pak se 2 javë pas sulmit duke organizuar një koncert.