Foto+Video/ Rama nis transmetimin e punimeve të Asamblesë Kombëtare të PS

Partia Socialiste mblodhi sot Asamblenë Kombëtare, ku po diskutohet për qeverisjen 4 mujore, ku pritet të ketë një raportim lidhur me funksionimin e qeverisë dhe bashkëqeverisjen me qytetarët.

Anëtarët e Asamblesë do të njihen me një raport mbi performancën e Qeverisë, analizat e zhvilluara nga PS dhe grupi parlamentar me çdo ministër.

Koordinatorja Kombëtare për Bashkëqeverisjen, Elisa Spiropali përmes një raporti po bën publike ecurinë e deritanishme të bashkëqeverisjes, te cilen e konsideroi si te vetmin aleat te PS ne qeverisjen e tyre.

Prej datës 1 maj deri në datë 30 qershor parashikohet një llogaridhënie e qeverisjes qendrore dhe vendore.

Në pjesën e dytë të Asamblesë do të ketë diskutime për punën e strukturave të PS dhe një vendim për kuotizacionin e anëtarëve të PS për vitin tjetër.

Pavarësisht se zgjedhjet lokale janë vitin tjetër partitë, përfshirë edhe PS kanë filluar lëvizjet një vit para në bazë.

Mbledhja po zhvillohet në Hotel Tirana, dhe pamjet po transmetohen edhe nga Kryeministri Edi Rama ne faqen e tij zyrtare ne rrjetin social “Facebook”.