VIDEO/ I dënuar me 20 vite burg në Itali, prangoset në Tiranë. Ja pamjet

Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pas dënimit me 20 vite burg për disa akuza. Dënimi ishte dhënë nga gjykata e Romës.

Policia e Tiranës tha se ka vënë në pranga Petrit Lekndreaj, 43 vjeç, banues në Tiranë.

Ky i fundit është prangosur përkohësisht, me qëllim ekstradimi drejt Italisë ku do të duhet të vuajë 20 vjet burg.

Lekndreaj, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma/Itali, pasi autoritetet gjyqësore italiane e kanë dënuar me 20 vjet burgim, për veprat penale ‘trafik droge’, ‘plagosje’  dhe ‘armëmbajtje pa leje’.

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Roma/Itali, po kryejnë të gjitha procedurat e nevojshme për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.