Rama: Nga ne njerëzit nuk mund të kënaqen se nuk i vrasim rrugëve

Prej orës 10:00 ka nisur Asambleja e PS.  Nga mbledhja e Asamblesë, kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria sot nuk ka opozitë.

Rama nuk ka kursyer akuzat ndaj opozitës. Ai tha se puna e qeverisë është më e vështirë sepse vendi nuk ka opozitë, por një gërdi individësh dhe grupesh të çoroditura që nuk sfidojnë me intelekt por fizikisht.

“Opinionit publik mund t’i krijohet përshtypja duke na dëgjuar se të gjitha gjërat janë në rregull. Por jo, të gjitha gjërat nuk janë në rregull. Kemi bërë shumë dhe faktikisht i jemi përgjigjur me punët e bëra objektivave që kemi vendosur për këtë periudhë. Nga ana tjetër ne nuk jetojmë në një guackë të shkëputur nga realiteti dhe jemi të kërcënuar nga rreziku që të përceptohemi si të tillë nga njerëzit. Njerëzit nuk hanë shifra, nuk e mbushin tavolinën e bukës me statistika, nuk i veshin fëmijët me suksese dhe në fund të muajit njerëzit nuk i llogarisin shifrat dhe statistikat tona por shikojnë ekonominë e tyre familjare. Kjo do të thotë se duhet të jemi shumë më pranë me njerëzit dhe që të jemi mishërimi i ambicieve, shpresave dhe dhimbjeve të tyre. Nuk është e thjeshtë por është domosdoshme”, deklaroi Rama.

Sipas tij, jetojmë në një situatë të ndërlikuar në shumë aspekte dhe kemi detyrën të qeverisim pa opozitë.

“S’kemi opozitë, është një gërdi individësh dhe grupesh të çoroditura që në pamje të parë duket sikur e bën më të lehtë punën tonë por e bën më të vështirë. Një opozitë që nuk të sfidon në intelekt por që të sfidon fizikisht është një hata e madhe për sa i përket nevojë që ka çdo qeveri të jetë e sfiduar në intelekt. Ndërkohë që ne jemi zgjedhur për të çuar përpara alternativa, gjendemi në kushtet kur duhet të përfshihemi në një sport që s’ka lidhje me politikën por që as nuk njihen nga Federatat Ndërkombëtare. Një opozitë që ka në program të vetin shpifjen e sharjen është e rrezikshme për ne, jo për rezultatin e zgjedhjeve por për fuqinë tonë për t’u motivuar dhe bërë më të mirën”, tha kryeministri.

Duke bërë një krahasim mes së majtës dhe të djathtës, kryesocialisti foli në emër të shqiptarëve të cilët sipas tij, mendojnë se kur qeveris e djathta ka dhe më keq, se ata shqetësohen edhe se mos i vret shteti në rrugë kur ata protestojnë, ndërsa kur qeveris e majta, vijoi Rama, njerëzit nuk e kanë këtë frikë se ata mund të vriten në rrugë dhe se qeverisen më mirë.

“Opozita është shumë rrezikshme për ne, jo për rezultatin e zgjedhjeve, por për tu motivuar për të bërë më të mirën. Sfida kryesore është motivimi. Reporteri i Bundestagut tha asnjë vend nuk ka bërë sa Shqipëria para hapjes së negociatave. Por ne nuk shumë akoma për të bërë. Kur qeveris e djathta mjafton të mos hanë kokrrën e plumbit në protestë dhe të gjenden të dhunuar në të drejtën e tyre janë në rregull, kur qeveris e majta ka gjithmonë më mirë. Nga ne njerëzit nuk mund të kënaqen se nuk i vrasim rrugëve dhe nuk i dhunojmë verbalist dhe fizikisht.

Ne jemi një forcë e të ardhmes, ata e të shkuarës. Gjithë ajo luftë mbi dhe nën dhe për të çuar para reformën në drejtësi dhe ajo përballje ekstreme me çadrën në bulevard për të çarë rrugën e vettingut ka qenë sikur e kemi treguar. Sot pallati i drejtësisë po shembet, të korruptuarit nuk kanë shpëtim. Njerëzit po e shohin si po përshkallëzohet procesi dhe po largohen ata që e kanë mbajtur peng pallatin e drejtësisë, por cfarë thonë? Si të shpëtojnë këta me kaq? Vettingu është procesi i pastrimit. Akush nga ata që ikin, nuk do lihet pa u rithirrur se ku i gjete paratë?

Vettingu që po bëhet ka synim që të pastrojnë sistemin dhe është sistemi që e bën pastaj për të gjithë, edhe për mua edhe për këdo tjetër, atë që bën për gjykatësit dhe prokurorët. Ne duhet të jemi krenarë që PS ka treguar se është e vetmja forcë që mendon dhe vepron si forcë e së ardhmes. Në korrikun e famshëm ishim gati vetë ekszistencën e qeverisë për ta cuar përpara transformimin e drejtësisë.”- theksoi Rama.

vijon…