Presidenti Meta: Shqipëria, mikpritësja e radhës e Samitit Brdo-Brijunit

Presidenti Ilir Meta ishte dje në Maqedoni i ftuar në takimin e liderëve të rajonit, në në Samitin e Brdo-Brijunit. Në një postim në Facebook, Presidenti Meta njofton se në vitin 2019, takimi i presidentëve të vendeve të rajonit do të zhvillohet në Shqipëri.

“Në Shkup, në Samitin e Brdo-Brijunit, mbështetje për negociatat e anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë. Falenderoj Presidentin Gjorge Ivanov, Grabar-Kitarovic, Borut Pahor, Donald Tusk dhe Kryeministrit Boyko Borissov për takimin e suksesshëm dhe frytdhënëse. I lumtur që Shqipëria do të jetë mikpritësja e radhës e Samitit te BB në 2019”,- shkruan Presidenti Meta në faqen e tij zyrtare në Facebook.