Pezullohet mësuesi, puthi në buzë nxënësen 11-vjeçe

Drejtoria Arsimore Delvinë, bën me dije se pas lajmit në media se mësuesi Neshat Tepelena, ndaj të cilit rëndon akuza se ka ngacmuar seksualisht një nxënëse, është vendosur pezullimi i përkohësisht nga detyra.

Familjarët, por dhe vajza 11-vjeçare e fshatit Kalasë, thotë se mësuesi e ka puthur në buzë dhe e ka kërcënuar se do i vinte nota të këqija.

Pëllumb Qerimi, drejtori i këtij institucioni thotë se mësuesi ka mohuar të ketë ndodhur ngjarja, dhe se kishte kërkuar një muaj më parë transferimin dhe ky transferim ishte bërë. “Sot u vura në dijeni nga media për ngjarjen.Po nisim verifikimin e cëshjes. Mësuesi ka mohuar çdo gjë, kemi mbledhur komisionin e etikës”.

Ngjarja flitet se ka ndodhur në shkollën “Ali Hajdini”. 11 vjeçarja, nxënëse e klasës V pretendon se mësuesi e ka puthur në buzë.