Lirika për kohën e sotme

Nga Jak Rrozhani

Muza e poezisë dhe shpirti poetik , e poetit të njohur Lulëzim Kalaj , është produkt i një ndjenje dhe frymëzimi të veçantë, që përcjell realitetin e kohës, sidomos me lirikat, kushtuar dashurisë, ku poeti skalit emrin e vet tek libri me poezi “Ndashtë …” .Libri “Ndashtë …” , i poetit Lulëzim Kalaj, i dyti pas vëllimit me poezi ‘ I imi mëkat “ , i realizuar mjeshtërisht nga ky autor, përcjell ndjenjat dhe shqetësimet e shpirtit , ku poezitë shprehin ndjenjat, frymëzimin , lirizmiN, shpresat për të ardhmen dhe një jete më të mirë , tolerancën shpirtërore dhe njerëzore, si ngjallje ëndërrash e shpresash për t`i bërë ata realitet. Çdo varg në këtë vëllim të arrirë me poezi, tingëllon ëmbël, bukur , rrjedhshëm , si një simfoni melodike vargjesh lirike të arrira, që burojnë nga thellësia e shpirtit të këtij poeti të talentuar , ku çdo gjë buron nga një ‘Ndashtë … për të na bërë të ndjeshëm , për të krijuar , falur dhe shpresuar për ditë më të mira , si vetë ajo ç`ka përçon përmes poezisë lirike , me një “Ndashtë … , të këndshme dhe të dashur për lexuesit . “Ndashtë … “, është një mesazh dashurie , jete dhe shprese , me poezi të arrira dhe të konsoliduara , ku është shpirti i vërtetë krijues i poetit, i derdhur në vargje, me muzikalitet, rimë , lirizëm, pathos , dashurinë për natyrën , njeriun, jetën, dashuria e vërtetë si ndjenjë, ngrohtësi dhe ndjesi shpirtërore, si poezi e vërtetë e shpirtit krijues , e shprehur në vargje. “Ndashtë … , një vëllim poetik i arrirë dhe i këndshëm , me origjinalitet , si shenjë e mirë e traditës , që vijon në Lezhë, me poetë e shkrimtarë , si vatër e krijuesve , për t`u ndalur tek vetja e për ti dhënë realitetit që jetojmë , kuptimin e jetës , me njerin fisnik e të lartësuar mbi çdo gjë , me ndjenjë , zemër e shpirt . Për t`u bërë më humanë, më bashkëpunues , për të ndihmuar të tjerët , më tolerantë e paqedashës , me punë të ndershme e dinjitet njerëzor , duke skalitur me gjurmët e krijimit letrar dhe intelektit njerëzor, kuptimin dhe vlerën e vërtetë të jetës dhe të qënit njeri . Si vlerë , si vyrtyt, si poet , bashkëshort, prind, shok e mik i mirë , duke i dhënë kuptim jetës e duke skalitur emrin tënd me veprën tënde të mirë , në emër të jetës, familjes dhe dashurisë njerëzore , të punës së ndershme e jetës dinjitoze me dashuri. Duke përcjellë mesazhe njerëzore, për një jetë dinjitoze , plot ndjenja e dashuri , tolerancë , humanizëm , për t`i dhënë kuptim jetës dhe realitetin njerëzor , duke shkruar me punë e sjellje emrin tënd, e duke u bërë i dobishëm për veten, familjen e shoqërinë . Ti s`din me dashtë , s`ke ditë kurrë me dashtë / Se akullnajën tande , s`e shkriu askush / Dashnia që ti jep , ashtë si flaka me kashtë / Që digjet rrufeshëm , e n`shpirt nuk len prush / E … ndonëse s`ke ditë , as din me dashtë / Shpirti em që të don , thotë : … Ndashtë … ndashtë ! ( ani) .