Investimet, Gjiknuri: Për pak javë nis ndërtimi i rrugës së Arbrit

Nga Asambleja e PS, ministri Damian Gjiknuri u shpreh se brenda këtij viti do të përfundojë rruga Tiranë-Elbasan, ndërsa për pak javë nis rruga e Arbrit.

”Brenda këtij viti përfundon rruga Tiranë-Elbasan. Për pak javë do të nisë ndërtimi i rrugës së Arbrit. Në këtë mandat do të investohen 970 mln euro dhe 530 mln euro nga PPP. Paketa totale në këto katër vite do të jetë 1.5 mld euro. Po vazhdon puna për linjën ajrore Air Albania. Përsa i përket ujit, falë aksionit janë 21 mijë abonentë të formalizuar”,-tha Gjknuri.