FOTO/ Aksident i rëndë – Përplasen makinat në Elbasan, ka të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Elbasna, ku dy persona kanë përfunduar në spital.

Burime nga policia thanë se, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në fshatin Mengël, Elbasan, automjeti tip ‘Audi’ me targa AA 335 KK me drejtues 34-vjeçarin me inicialet A. H., banues në Pogradec  është përplasur me mjetin tip ‘Volkswagen Golf’ me targa AA 395 SP, me drejtues mjeti 62-vjeçarin me inicialet H. D., banues në Tiranë.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar 66-vjeçarja me inicialet V. V., banuese në Tirane dhe 58-vjeçari me inicialet J. D., banues po në Tiranë,  pasagjerë të mjeti Golf.

Të dy të dëmtuarit janë transportuar për në spitalin e Elbasanit dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po kryen veprimet në vendngjarje për të përcaktuar shkakun e aksidentit, ku paraprakisht  dyshohet për manovër të gabuar nga ana e automjetit tip Volkswagen.