Dugllas Kosta kalon në avantazh Juven, Interi mbetet me 10 lojtarë (VIDEO)

Juventus ka zhbllokuar Derbin e Italisë ndaj Interit që në minutën e 13-të. Dugllas Kosta ka marrë një pasim fantastik në zonë nga Kuadrado, dhe më pas ka lëshuar një të majtë të fortë, e cila është ndalur në rrjetën e portierit Handanoviç.

Në minutën e 17-të Vesino është ndëshkuar me karton të kuq pas një ndërhyrje të gabuar ndaj Mandzukiç.