Paranojak i sëmurë pas karriges, Rama vrau qytetin ku lindi

Nga: Petrit VASILI

Kryeministri për karrigen vrau edhe Tiranën qytetin ku lindi.

Kryeministri e ktheu Tiranen në një qytet armik të qytetarëve të vetë, por edhe të atyre amerikane. Qyteti i dashur ku lindëm dhe po plakemi, atëherë kur nuk na e priste mendja kurrë u shndërrua në qytet të egër, armiqësor pa asnjë perspektivë e shpresë, pasi kryeministri që lindi vetë në këtë qytet, e tradhëtoi atë.

Paranojak i sëmurë pas karriges, ky kryeministër shembi përdhe gjithçka që Tirana ndërtoi me shumë mund e dije ndër vite.Vlerat qytetare, historike, arsimore, ambientale ai i shkërmoqi vetëm për një karrige që qelbet nga injoranca, nga vaniteti mendjengushtë, nga pesha e komplekseve të pashëruara gjithfareshe dhe nga reminishencat e provincializmit mendjehumbur.

Kjo punë e errët varrmihese ndaj qytetit që e lindi dhe e rriti, është një njollë e pisët, që nuk do ti fshihet nga duart edhe kur karrigja e “dashur” do ta ketë lënë.
Armiqësor për tiranasit, por tashmë edhe për amerikanët.

Ja ç’thotë Departamenti Amerikan i Shtetit:

“Departamenti Amerikan i Shtetit e ka vlerësuar Tiranën si një vend i rrezikshmërisë së lartë për krime që drejtohen ose prekin interesa zyrtare të qeverisë amerikane. Krimi i organizuar vazhdon të jetë një shqetësim për shumicën e shqiptarëve, me një rrjet organizatash kriminale të përfshira në trafikim lëndësh narkotike, grabitje, rryshfete, pastrim parash, prostitucion dhe trafik qëniesh njërëzore”.

*Kreu i grupit parlamentar i LSI-së. Shkrimi i marrë në faqen e facebook-ut