Begeja: Ndeshje me Kamzën e rëndësishme, por jo përcaktuese

Teuta kërkon të harrojë sa më parë humbjen në Vlorë në Flamurtari, teksa e radhës do të vendos shumë në luftën për mbijetesë. Sipas trajnerit Gentian Begeja, durrsakët duhet të mendojnë për gjashtë finalet e mbetura, duke nisur nga dueli i mbijetesës me Kamzën

“Jemi të plot, djemtë po stërviten mirë, e kanë vlerësuar në maksimum ndeshjen me Kamzën. Përveç fitores nuk kemi rrugë tjetër. Do të thoja ndeshje e rëndësishme, jo përcaktuese. Janë edhe gjashtë javë kampionat dhe të gjitha ndeshjet janë si finale. Duhet të marrim maksimumin në çdo takim.

Jemi të dënuar të marrim tre pikët, por është ende shpejt për të bërë llogaritë. Kamza dhe Vllaznia janë aty, por pikët maksimale do të na ndihmonin që në fund të evitojmë rënien nga kategioria. Nuk dëshiroj ‘ti ndaj ekipet, secili ka të mirat dhe pikat e veta të dobëta. në këtë sezon çdo ekip ka qenë i fort. ndeshja me Kamzën ka tjetër natyrë, nuk është njësoj si me Vllazninë. Kamza ka skuadër shumë të mirë me elementë cilësorë dhe që duhet vlerësuar maksimalisht”, tha Begeja pë Super Sport.