Vrasja e Agim Bucit, Basha flet nga Kamza: Dështim total. Qeveria u shërben kriminelëve

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet në familjen Buci, pas vrasjes së kryefamiljarit Agim Buci mbrëmjen e djeshme gjatë grabitjes së dyqanit të vogël në pronësi të tij.

Basha ishte për vizitë ditën e sotme në Kamëz, ndërsa është shprehur se ky është një dështim total i rendit dhe policisë së shtetit.

‘Një ngjarje e rëndë kriminale, një ngjarje barbare.

Agim Buci babai i 4 fëmijë është vrarë duke grabitur dyqanin e tij. E gjitha kjo ka ndodhur në sy të djalit 6 vjeç.

Jam sot këtu për ti shprehur ngushëllimet familjes Buci.

Pasiguria e familjeve, e biznesit të vogël shqiptar ka marrë përmasa të mëdha.

Për fat të keq grabitjet janë shoqëruar me vrasje.

Kjo është dështim total i rendit dhe policisë. Të lëmë paradat e proceset fasadë sepse nuk mund të ketë një polici në shërbim të qytetarëve, kur ke një qeveri e ministra në shërbim të kriminelëve.

PD do të jetë në krah të popullit. Duhet nisur pastrimi i radhëve të policisë.

Shpreh ngushëllimet dhe shpresojmë që ajo të shërohet sa më shpejt. Pata një bisedë me mjekët dhe shpresojmë që pas operimit ajo të shërohet e kthehet në shtëpinë e saj’, tha Basha gjatë fjalës së tij.